Popull mikpritës dhe ndërtesa të shëmtuara  – ja çka shkruhet për Prishtinën

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 13:38

Shoqata e tifozëve të kombëtares angleze, siç bën zakonisht para ndonjë ndeshjeje të kombëtares, ka publikuar edhe një udhërrëfyes disa faqësh për këta tifozë. Në numrin 170, përshkruhet Prishtina, disa fakte për qytetin dhe Kosovën dhe të dhënat kryesore para ndeshjes, shkruan Insporti.

Edhe në këtë publikim thuhet se “është e pritshme që tifozët anglezë do të hasin në mikpritjen më të ngrohtë sesa në cilindo vend tjetër” thuhet se ka shumë kosovarë që fëmijëve të tyre ua kanë lënë emrin Tonibler dhe se përgjithësisht anglezët do të ndjehen mirë këtu.

Por, ka edhe gjëra tjera interesante, që tregojnë se si shihet Prishtina nga jashtë. Për ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare Universitare për shembull duhet se është shpallur ndërtesa e nëntë me e pahijshme në botë dhe “duhet të shihet, që të mund të besohet”, aq është e pahijshme.

Më tej në këtë udhërrëfyes thuhet se stadiumi që sot mban emrin Fadil Vokrri dikur ka qenë stadiumi i qytetit, është ndërtuar më 1951 dhe KF Prishtina luan në të që nga 1953.

Shkruhet që stadiumi është rindërtuar në bashkëfinancim me UEFA-n, kurse emrin e Fadil Vokrrit e mban pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar dhe atij i kushtohen disa rreshta në udhërrëfyes po ashtu.

Kujtojmë se Insporti kishte shkruar edhe për rastin kur Vokrri kishte luajtur pikërisht kundër Anglisë, para tri dekadave, derisa ishte sulmues i reprezentacionit jugosllav.

Përgjithësisht media në Angli i kanë kushtuar vëmendje të madhe Kosovës

-->