Porsche 919 është automobili më i shpejtë në botë – shikoni pamjet

Motosport 29 Qershor 2018 19:48

Fabrikat e super automobilave për vite e dekada me radhë sfidojnë njëra tjetrën për për një titull – atë të automobilit më të shpejtë në botë.

Përderisa, ka shumë njerëz që njerëz që e masin në mënyrën më të thjeshtë të mundshme – cili automobil arrin shpejtësinë më të madhe në vijë të drejtë, për shumicën e ekspertëve, por edhe adhuruesve të sportit, ka vetëm një mënyrë për të vërtetuar cili model është më i shpejti – një rreth në Nurburgringun e vjetër.

Shtegu legjendar gjerman i gjatë 20,8 km me mbi 150 kthesa është arena legjendare ku testohen automobilat dhe çdo kohë nën 7 minuta konsiderohet super e shpejtë.

Mirëpo, ajo që ka bërë modeli i ri i Porschesë është diçka e paparamendueshme – ka bërë një rreth në Nurburgring për 5 m, 24.375s.

Kjo kohë, e vendosur nga Porsce 919, dhe shoferi Timo Bernahrd lëviz kuftijë e asaj që është konsideruar e mundshme deri tani me automobila, të cilit do lloj.

Porsche 919 ka turbo motor V4 dhe një motor elektrik, që japin fuq të kombinuar prej 1160 KF dhe ku kombinohen me aerodinamikën e shkëlqyeshme, prodhojnë automobil me mundësi pothuajse të pakufishme në shteg.

Shikoni pamjet nga kjo vozitje e mahnitshme e Bernhardit.

 

-->