Porsche, Audi e BMW– bishat e dragut në Sllatinë

FASK 05 Gusht 2018 12:49

Për pak çaste në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë do të fillojë gara më e madhe e disiplinës drag – garim në vijë në drjetë në 402 metra distancë.

Për këtë garë janë paraqitur numër i madh i vetuarve dhe dsia nga to janë bisha të veçanta të bëra gati për drag si Audi S2 i Skender Poterës, ose Opel Corsa e Esad Dosljakut nga Novi Pazari dhe automobila të tjerë të çmendur.

Po ashtu shumë adhurues të shpejtësisë kanë ardhur nga diaspora dhe janë lajmëruar me automobila serikë ose të përpunuar të markave të njohura si Porsche, BMW serikë dhe të përpunuar nga AC Scnitzer, Mercedes serikë dhe të përpunuar nga AMG dhe modele të tjera të famshme.

Insporti ju sjell edhe pamjet nga Sllatina nëpërmjet një videoje amatore që pak më herët e kanë publikuar në internet entuziastët e faqes PRC Racing.

Insporti gjatë ditës do të ju informojë edhe për rrjedhën e garës dhe detaje tjera.

-->