Portieri i Arsenalit befason me këtë deklaratë për Mustafin

Futboll 24 Prill 2019 15:00

Ka qenë një atmosferë tejet e qetë tek Arsenali që prej kur skuadra pësoi humbje shokuese në shtëpi nga Crystal Palace.

Asnjëri nuk foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, kështu që lojtarët marshuan drejt zhveshtores.

Natyrisht, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ishte njëri prej lojtarëve më të kritikuar për këtë humbje.

Ai ishte fajtor në tre golat e pësuar në humbjen 2:3 nga Crystal Palace, por portierei Bernd Leno i ka dalur në krah Mustafit.

“Të gjithë ishim të zhgënjyer dhe të frustruar sepse ishte një mundësi e madhe”, tha portieri gjerman për Goal.

“Por, kur trajneri na tha ‘mos u shqetësoni’, ne u lehtësuam paksa. Por, natyrisht ishte një rezultat zhgënjyes”, vlerësoi Leno.

“Sa i përket Mustafit, ne jemi një skuadër dhe ai nuk duhet të kërkojë falje. Ne fitojmë dhe humbim së bashku”, shtoi Leno.

-->