Portieri i Chelseat me pritjen e javës ndaj Franfkurtit – video

Futboll 09 Maj 2019 22:19

Chelsea shkoi me epërsinë 1:0 në pushim të pjesës së parë ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues.

“Të Kaltërit” u futën në këtë përballje pasi kishin barazuar në takimin e parë në Gjermani, derisa intervali i parë u mbyll me epërsinë e tyre, falë një goli nga Ruben Loftus-Cheek në minutën e 28-të.

Mirëpo, gjërat kanë mundur të shkonin ndryshe nëse Kepa nuk do të reagonte siç reagoi në një rast gjatë ndeshjes.

Një goditje e fuqishme nga distanca e Costas gjeti këndin e epërm të portës, por portieri spanjoll tregoi aftësi të jashtëzakonshme për ta pritur atë.

Shikoni pritjen në videon e mëposhtme.