Portieri i klubit evropian u dërgua në spital, pësoi sulm në zemër

Sporte tjera 23 Shkurt 2021 10:57

Portieri i Portos dhe Portugalisë, Alfredo Quintana ka pësuar një sulm në zemër.

Quintana u sëmur gjatë stërvitjes, pas të cilës u dërgua në spital.

Klubi portugez ka njoftuar për gjendjen e “gardianit” të skuadrës.

“Portieri ynë Alfredo Quintana ka pësuar sulm në zemër gjatë stërvitjes së sotme. Atij menjëherë i është ofruar ndihmë dhe kur gjendja e tij u stabilizua, ai u transportua në spital”, thuhet në njoftim.

Alfredo Quintana sofre paragem cardiorrespiratória durante treino do FC  Porto - Desporto - SAPO 24

I lindur në Kubë, Quintana vendosi ta përfaqësojë Portugalinë, për të cilën 70 paraqitje.

-->