Portieri i Leverkusenit shënon autogolin e shekullit

Futboll 21 Nëntor 2020 23:26

Portieri i Bayer Leverkusenit, Lukas Hradecky prodhoi një moment çmendurie ndërsa shënoi ‘autogolin e shekullit’ të shtunën pasdite.

Një pasim mbrapa shkoi tmerrësisht keq për Hradecky, i cili me një reagim shumë të dobët e futi topin në portën e tij, duke prodhuar ‘autogolin e shekullit’.

Autogoli i Hradecky erdhi në minutën e 47-të duke ia mundësuar Armenia Bielifeldit ta barazojnë rezultatin 1-1.

Megjithatë, në fund ‘Aspirinat’ arritën të marrin pikë të plota me një gol në fund. /Insporti/

-->