Portieri i Trepçës mbeti pa ndjenja në fushë – trajneri flet për gjendjen e tij

Futboll 21 Shtator 2021 16:25

Portieri i Trepçës, Silas Opoku, gjatë ndeshjes së djeshme kundër Besës pësoi një lëndim të rëndë ku për disa momente mbeti pa ndjenja në fushë.

Menjëherë pas këtij lëndimi Opoku u dërgua në Spitalin e Pejës ndërsa trajneri i skuadrës së Trepçës, Emin Baliqi, në një prononcim për Klankosova.tv tha se gjendja e tij është e mirë përkundër që ka dhimbje në qafë e kokë.

“Momentalisht ka dhimbje, është mirë por ka dhimbje në qafë e në kokë”, është shprehur Baliqi.

Tutje, ai bën të ditur se Opoku është liruar nga Spitali i Pejës dhe gjendet në shtëpi. Kujtojmë se ndeshja e djeshme mes Besës dhe Trepçës përfundoi me rezultat 1-1.

-->