Portieri i tretë i Man Utd bëhet viral në rrjetet sociale për këtë arsye

Futboll 22 Shkurt 2021 11:50

Me shfaqjen e rasteve me koronavirus brenda kampit të Manchester United, portieri Lee Grant është bërë pjesë e stafit të trajnerëve.

Grant edhe pse nuk zhvilloi asnjë minutë në fitoren e United kundër Neëcastle me rezultat 3:1, mori vëmendjen e tifozëve, shkruan Insporti.com.

Në momentin kur po zëvendësoheshin Juan Mata e i riu Shola Shoretire në fitoren 3:1 të dielën në “Old Trafford”, Grant po vepronte si gjyqtar i katërt që mbante tabelën lart për të njoftuar lojtarët që do të zëvendësohen.

38-vjeçari, Lee Grant është pjesë e “Djajve të Kuq” nga viti 2018 kur iu bashkua nga Stoke City. /Insporti.com/

Image

-->