Portieri shqiptar nga Kosova debuton në Bundesligë dhe bënë paraqitje të mirë, me këtë notë vlerësohet debutimi i tij

Kombëtarja 16 Janar 2022 17:50

Portieri kosovar Diant Ramaj ka bërë paraqitjen e tij të parë në Bundesligë.

20 vjeçari ka mbrojtur portën e Eintracht Frankfurtit në barazimin 1-1 si mysafir i Augsburgut.

Ramaj bëri dy-tri pritje mjaftë të rëndësishme për skuadrën e tij dhe u vlerësua me një nga notat më të larta në ekipin e tij – 7.0, nga ‘SofaScore’.

Portieri i lindur në Gjermani mund të bashkohet me Kosovën por FFK nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ai është duke u përpjekur ta bind që të luaj për Dardanët.

-->