Portieri i Manchester City hyn në librin Guiness të rekordeve (Video)
Futboll
11 Maj 2018
08:50

Ederson Moraes, portier i skuadrë kampione të Premier League, Manchester Cuty, është futur në librin Guiness të rekordeve.
Fjala është për rekordin e rivënies fundore më të gjatë, ku Ederson e dërgoi topin me këmbë 75,33 metra larg.
E gjitha kjo kishte ndodhur në një ndeshje jo kampionale në mes Manchester City dhe Tottenham Hotspur, që është zhvilluar në kuadër të International Champions Cup, e cila mbahet zakonisht para fillimit të sezonit në SHBA.
Ederson ishte transferuar në Manchester City me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola, për shumën prej 40 milionë euro dhe ka arritur qysh në sezonin e tij të parë me “Cutyzens” ta fitojë titullin e kampionit në Premier League. /Insporti.com