Portieri mungon në ndeshje, pasi e djeg dorën duke pjekur biftek
Futboll
23 Shkurt 2021
10:31

Portieri austriak, Crhistopher Knett, u detyrua të mungojë në ndeshjen e Panetolikos kundër Panathinaikosit, pasi e kishte djegur dorën duke pjekur biftek.
30-vjeçari është portieri i parë i Panetolikos, por ai nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e së hënës në Superligën greke.
Në një bisedë me transmetuesin Nova, Knett zbuloi se kishte munguar shkaku i aksidentit në kuzhinë.
“Nuk do të jem pjesë e kësaj ndeshjeje por do të jem mirë për javën e ardhshme. Gjithçka do të jetë në rregullt”, tha Knett.
