Portieri sulmohet me fishekzjarrë, ky është veprimi i policisë

Futboll 30 Prill 2019 18:08

Portieri, Daniel Vaca ka përjetuar një ndeshje të pa zakontë pasi nga fusha e gjelbërt përfundoi në spital.

Vaca gjatë një ndeshje të kampionatit bolivian është sulmuar me fishekzjarrë nga tifozët kundërshtar, transmeton Insporti.com.

Ndeshja ndërmjet The Strongest dhe Wilstermann përfundoi me incidente të shumta.

Sipas mediave lokale Vaca pësoi disa lëndime trupore dhe më pas u dërgua në spital për t’i trajtuar lëndimet.

 

Policia boliviane ishte e shpejt me reagimin e saj pasi ka arrestuar përgjegjësit e sulmit ndaj Vaca.

Drejtori i Federatës së Futbollit të Bolivisë, Adrian Monje, raportohet se i ka thënë gjyqtarit të ndeshjes, Dilio Rodriguez të përfundojë ndeshjen para kohës së rregulltë, për shkak situatës së tensionuar. /Insporti.com/

-->