Portugalia, fituesja e parë e Ligës së Kombeve

Nations League 09 Qershor 2019 22:41

Kombëtarja e Portugalisë është fituesja e Ligës së Kombeve.

Portugezët, që ishin nikoqirë të ‘Final 4′ – pjesë e së cilës ishin edhe Zvicra e Anglia – e mundi Holandën në finale, transmeton Insporti

Në “Estadio do Dragao” të Portos, kombëtarja portugeze nuk i zhgënjeu tifozët e saj, duke triumfuar në finale kundër Holandës me rezultatin minimal, 1:0.

Goi i mesfushorit Goncalo Guedes në minutën e 60’ të takimit, pas asistimit nga Bernardo Silva, ishte vendimtar në këtë takim.

Portugalia kësisoj e fiton sezonin inaugurues të Ligës së Kombeve, dhe triumfon pas suksesit në ‘Euro 2016’, ku e fitoi kampionatin evropian në Francë. /Insporti.com/