Portugalia – Holanda, nota e lojtarit të ndeshjes

Nations League 09 Qershor 2019 22:52

Portugalia është fituesja e Ligës së Kombeve, pasi e mundi Holandën në finale.

Në ‘Final 4’, Portugalia në gjysmëfinale e mposhti Zvicrën, kurse Holanda Anglinë, përcjell Insporti

Finalen e Nations League të luajtur në “Estadio do Dragao” e vendosi goli i anësorit Goncalo Guedes, pas një ore lojë.

Sidoqoftë, ai nuk ishte njeriu i ndeshjes. Më i miri te Portugalia, dhe ai që u vlerësua me notën më të lartë në këtë ndeshje nga të dy ekipet sipas SofaScore, ishte mesfushori Bruno Fernandes.

Ronaldo ndërkaq, që pati një paraqitje mesatare, ishte ndër lojtarët me notën më të ulët.

Më poshtë keni vlerësimet e lojtarëve. /Insporti.com/