Portugalia nuk bën gabimin e Italisë, merr biletën për Katar

Kombëtarja e Portugalisë ka arritur të realizojë triumf me dy gola epërsi në sfidën e Përfaqësueses ballkanase, Maqedonisë së Veriut.
Kjo fitore e luzitanëve, njëherësh është e barasvlefshme me kualifikimin në kampionatin botëror, mikpritës i së cilës për edicionin e sivjetmë do të jetë Katari.
Bruno Fernandes ishte autori i golit të parë në minutën e 32-të të pjesës së parë pas një asistimi nga Cristiano Ronaldo, duke dërguar kështu në dhomat e zhveshjes ekipin e tyre në avantazh.
Portugezët kanë menaxhuar totalisht lojën duke mos i lënë hapësira kundërshtarit.
Tentativat e shumta sollën edhe golin e dytë për portugezët, ku në një kundërsulm, Diogo Jota në minutën e 65-të dërgoi një top të bukur te Bruno Fernandes ku ky i fundit me një kontroll perfekt të topit e dërgoi në rrjetën e portës kundërshtare.
Portugalia kështu arriti të marrë biletën për Kupën e Botës, Katar 2022.
/Insporti.com