Poshtërimi në El Clasico/ Tifozët e Realit të zemëruar me Ancelottin, cilin duan në vend të tij

Futboll 22 Mars 2022 23:45

Ndonjëherë mjafton një humbje që të përfundosh në qendër të kritikave. Aq më tepër nëse je trajner. Barcelona i dha leksion Realit të Madridit në El Clasico-n e zhvilluar në fundjavë, që përfundoi 0-4 për djemtë e Xavit.

Një disfatë e rëndë për t’u pranuar ndaj rivalëve të përjetshëm, aq sa tifozët e Realit e kanë humbur durimin me Carlo Ancelottin, edhe pse ekipi i tyre i zemrës kryeson La Ligën dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Tifozët harrojnë kur janë të mërzitur dhe AS shkruan se ata kanë filluar një aksion në rrjetet sociale në lidhje me pasuesin e teknikut italian. I preferuari i madh është Xabi Alonso, i cili fitoi La Decima-n me Ancelottin te Reali.

Ish-mesfushori spanjoll po drejton ekipin e dytë të Real Sociedad, me të cilët ka kontratë deri në fund të sezonit. Tifozët e duan në stolin e Realit, por Ancelotti vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve dhe lojtarëve të “Los Blancos”.

-->