Postoi video ku ofendoheshin shqiptarët – Doncic reagon dhe kërkon falje

Basketboll 01 Prill 2020 09:16

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic ka kërkuar falje, pasi ka shpërndarë një video nacionaliste të serbëve, në të cilët këndonin kundër shqiptarëve.

Ai gjatë ditës së djeshme, shpërndau një video në Twitter, në të cilin disa serbë këndonin: “Vritni, vritni shqiptarët”.

Reagimi ishte i menjëhershëm i tifozëve shqiptarë të Dallas Mavericksit dhe atyre që duan basketbollin dhe që përcjellin yllin slloven në ‘Twitter’.

Dhe reagimi nga ana tjetër nuk vonoi, pasi që Luka Doncic, jo që fshiu videon, por edhe kërkoi falje për një lëvizje të tillë.

“Më vjen keq për videon që e kam postuar. Nuk i pashë fjalët e këqia. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të tillë”, ka shkruar ylli i ri slloven në Twitter.

-->