Power fiton për të parë në Indy 500 (VIDEO)

Motosport 27 Maj 2018 23:23

Piloti austrailian Will Power ka bërë ëndërrën e tij realitet pasi ka fituar në Indy 500 të dielën.

37 vjeçari ka shpenzuar kohë të konsiderueshme duke hyrë dhe dalur në top 5-she, në një garë që ishte e paharrueshme në Indianapolis Motor Speedëay, me tregime të bukura dhe me fituesit e kaluar duke rënë viktima të kësaj dite.

Në mesin e shumë pilotëve që janë larguar nga pista, për shkak të ndeshjeve, ishte edhe Danica Patrick, e cila kishte thënë se kjo do të jetë gara e fundit në të cilën ajo merr pjesë. Për fat të keq, gara e fundit e saj është ndërprerë në xhiron e 68, pasi ajo është ndeshur në murin mbrojtës të pistës duke e përfunduar kështu karrierën jo në mënyrë më të mirë të mundshme.

Mirëpo kjo ditë ishte e gjitha e dedikuar për Will Power, i cili manovroi mençur me strategji në mesin e pilotëve të Indyt dhe fitoi garën për të cilën kishte pritur gjatë tërë karrierës.

I gjithë ky emocion i Poëer është parë gjatë festës së tij për vendin e parë. /Insporti

-->