Kosova – Polonia, rezultati pas pjesës së parë

Kombëtarja 12 Qershor 2019 20:44

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë, që po zhvillohet në Prishtinë dhe është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për RURO 2020.

Hendbollistët tanë kanë treguar lojë mjaft të mirë dhe në pushim kanë shkuar me një gol epërsi, 14:13.

“Dardanët” po thuaj gjatë 30 minutave kanë qenë në epërsi të lehtë, ndërsa në çastet e fundit e patën mundësinë të pushojnë me 3 gola,por nuk shënuan në aksionin e fundit, ndërsa u ndëshkuan nga rivali.