Pranoi se ishte i infektuar me coronavirus, reagon klubi i Valencias

Futboll 01 Qershor 2020 09:01

Klubi i Valencias reagoi pasi trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini pranoi ditën e djeshme se ka qenë i infektuar me coronavirus.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi spanjoll u shpreh i indinjuar duke theksuar se tekniku i skuadrës nga Bergamo ka rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve.

“Valencia shpreh habinë e saj për komentet e bëra nga trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini, i cili deklaroi në mediat italiane ditën e diel duke thënë se gjatë dhe para ndeshjes së datës 10 mars Valencia-Atalanta ishte i ndërgjegjshëm për simptomat e koronavirusit duke mos marrë masat parandaluese. Me këto veprime, ai mund të kishte rrezikuar jetët e njerëzve”, nënvizon Valencia.

-->