Do pranonte Vietnamin ose Papua Giunean e re – tash vjen në Kosovë?

Kombëtarja 01 Mars 2018 15:54

Bernard Challandes, sipas raportimeve të medieve pritet që nesër të zyrtarizohet si në postin e përzgjedhësit të Kosovës. Challandes ka karrierë gati 40 vjeçare si trajner dhe ka fituar dy trofe në karrierën e tij, si trajner i Zurichut është shpallur një herë kampion (2009) dhe një herë ka fituar Kupëne  Zvicrës me Sionin (2011) .

Challandes angazhimin e e parë dhe të vetëm si selektor e ka pasur në kombëtaren e Armenisë, të cilën e ka udhëhequr në 9 ndeshje dhe ka arritur një fitore e një barazim, kurse ka pësuar shtatë herë. Nga Armenia u largua më 2015 dhe që nga ajo kohë punon si skaut i FC Baselit.

Në një shkrim të Aargauer Zeitung, Challandes e kishte pranuar se nuk mund të gjejë punë si selektor i ndonjë shteti të zhvilluar dhe do të pranonte oferta nga ndonjë shtet ekzotik.

Aty përmend Papua Guinenë e Re dhe Vietnamin si destinacione të mundshme të ardhshme të tij, përcjell Insporti.

Para se të merrte përsipër udhëheqjen e kombëtares së Armenisë, Challandes për 6 vjet ka qenë përzgjedhës i Zvicrës U21, kurse më herët ka qenë trajner i Baselit dhe shumë ekipeve tjera në Zvicër.