Prekë frenin e kundërshtarit në shpejtësi të plotë – shikoni veprimin e çmendur në Moto 2

Moto GP 09 Shtator 2018 14:34

Gara për Shpërblimin e Madh të San Marinos në Moto 2, është karakterizuar me një incident të madh dhe të paparë më herët.

Në dalje të një kthesë në shtegun Misano, teksa ngasësit po përshpejtonin me gaz të plotë, Romano Fenati preku frenin e kundërshtarit të tij Stefano Manzit.

Ngasësi italian Fenati, për këtë veprim të tij u diskualifikua nga gara dhe mund të dënohet edhe me suspendim nga ana e drejtuesve të kampionatit dhe zyrtarëve të FIM-së.

Videoja e këtij veprimi të rrallë, të çuditshëm dhe mbi të gjitha shumë të rrezikshëm, është ndër më të klikuara sot në internet.

-->