Prekëse, ja çfarë bëjnë Salah dhe Liverpool për dy fëmijë pa këmbë (VIDEO)

Futboll 13 Gusht 2019 23:49

Të mërkurën do të luhet finalja e Superkupës së Evropës, teksa në fushë do të zbresin Liverpool (Champions) dhe Chelsea (Europa League) por stërvitja e fundit në stadiumin “Vodafone” të Stambollit ka dhuruar shumë emocione dhe momente prekëse te Liverpooli.

Kampionët e Evropës, me Mohamed Salah në krye, kanë argëtuar dhe lumturuar dy fëmijë që ishin të gjymtuar, pra pa këmbë, të dërguar nga UEFA pikërisht për këtë event, me ftesë zyrtare.