Prekëse: Ky është mesazhi i Ronaldos për Andre Gomesin që theu këmbën

Futboll 05 Nëntor 2019 10:50

Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazh prekës yllit të Evertonit, Andre Gomes, që e theu këmbën këtë fundjavë.

Gomes pësoi frakturë të rëndë në nyjën e këmbës së djathtë, duke u dërguar me urgjencë në spital, shkruan Insporti

Portugezi 26-vjeçar e pësoi lëndimin ‘horror’ në takimin ndaj Tottenhamit, në Premierligë.

Pas lëndimit të tmerrshëm të Gomesit, ka reaguar bashkëkombasi i tij dhe kapiteni te Portugalia, Cristiano Ronaldo.

Superylli i Juventusit mesazhin inkurajues, Gomesit ia ka dërguar përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Rikuperim të shpejtë Andre GOmes, do të kthehesh edhe më i fuqishëm. Një përqafim të madh për ty”, shkroi Ronaldo, në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkaq, trajneri i Evertonit Marco Silva ka premtuar se Gomesi do ta ketë mbështetjen e plotë në këtë periudhë të vështirë, dhe u lut për rikuperimin e plotë të tij.

“Andre do ta ketë të gjithë mbështetjen që i nevojitet. Jam 100% i sigurt se do të kthehet më i fortë si futbollist dhe si njeri”, ka shkruar Ronaldo.

“Ai është një njeri fantastik dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Lojtarët tanë janë të pikëlluar por shpirti që e kemi treguar është përgjigje e mirë”, ka thënë ai.

Dje klubi konfirmoi se operacioni i mesfushorit shkoi në mënyrë “jashtëzakonisht të suksesshme”. /Insporti.com/

-->