Premier League: Pa tifozë në stadiume do të pësojmë keq

Futboll 02 Maj 2020 18:22

Klubet e Premierligës tashmë janë duke u përgatitur që në tërësi sezonin e ardhshëm ta zhvillojnë pas dyerve të mbyllura.

Derisa janë duke vazhduar diskutimet për të ruajtur shëndetin e lojtarëve dhe stafit nëse sezoni aktual, disa klube kanë filluar të vlerësojnë implikimet e ndeshjeve pa tifozë në 12 muajt e ardhshëm.

Një zyrtar i një klubi në Premierligë ka thënë se ata nuk mund të shohin tifozët të lejohen në stadiume derisa të mos ekzistojë një vaksinë kundër COVID-19.

Mos prania e tifozëve në stadiume, paraqet një tjetër shqetësim për klubet e Premierligës.

Ato pritet të kenë humbje të konsiderueshme nga mos shitja e biletave, dhe më së shumti thuhet se do të pësojnë Manchester United dhe Arsenal.

-->