Premier League prish balancin – datat e afateve kalimtare në ligat kryesore

Klubet e Premier Leagues votuan që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit dhe kështu edhe do të ndodhë. Përderisa ky duket një vendim krejt i arsyeshëm dhe bën që klubet të nisin sezonin me lojtarët që i kanë kontraktuar me kohë, e ka edhe një efekt që ka pasojë prishjen e balancit të tregut.
Meqë në Premier League afati kalimtar përfundon më herët (9 gusht), lojtarët dhe agjentët që e synojnë depërtimin në këtë ligë, do të tentojnë maksimalisht që të gjejnë angazhim në Angli, duke i dhënë këtij vendi prioritet ndaj vendeve tjera.
Më pas, ekipet, lojtarët dhe agjentët i kanë edhe tri jave tjera deri në fund të afatit kalimtar në ligat tjera dhe pikërisht kjo prishje e balancit sivjet mund të rezultojë me luhatje edhe të çmimeve të lojtarëve, por edhe transfere më të vonuara, meqë pasi të “mbyllet” Anglia, mund të aktivizohen ligat tjera, duke nënshkruar lojtarë për çmime më të ulëta, duke e ditur se ata nuk mund të nënshkruajnë në Premier League.
Datat e përfudnimit të afatit kalimtar në Evropë:
9 Gusht: Premier League e Anglisë.
31 Gusht: Italia, Austria, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Turqia, Ukraina.
21 Shtator: Portugalia.