Premtim i madh nga Herolind Shala

Nations League 11 Tetor 2018 23:36

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse ndaj Maltës.

Kosova ka fituar 3:1 ndaj Maltës, duke përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në Grupin D.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka reaguar pas ndeshjes në rrjetin social Facebook. “Tjetër fitore para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Faleminderit për përkrahjen e madhe, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar”, shkruan Shala në një fotografi së bashku me Edon Zhegrovës i cili sonte goditi dy herë shtyllën ndaj Maltës.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Ishujve Faroe të dielën. /Insporti.com/