Premtimi i Ejupit: Të gjitha mjetet klubet do t’i marrin me dinjitet, jo të presin te dera e FFK-së që i marrin si lëmosh

Futboll 22 Shkurt 2022 21:38

Kandidati për Kryetar të FFK’së, Remzi Ejupi është i ftuar në “Prime Time” me Xhemajl Rexhën në Kanal 10, aty ku është duke u diskutuar kandidatura e tij për këtë post, shkruan Insporti.

Ejupi dha edhe premtimin e tij nëse e merr postin e FFK’së. Ai premtoi se klubet do t’i marrin të gjitha mjetet me dinjitet dhe jo me presion tek dera e FFK’së që i marin si lëmosh.

“Të gjitha mejtet të cilat do të jenë të dedikuara për klubet, do ti marrin me dinjitet dhe jo të presin te dera e FFK-së që i marrin si lëmosh. Klubet duhet t’i mbështesim aq shumë, sa një pjesë të madhe të financave ffk t’i menaxhojë ato dhe t’ua dhurojë klubeve”.

Tutje ai shtoi: “Do të dëshiroja që asnjë klub të mos falimentojë, por do t’i dënojmë me dëshirën më të madhe. Hajvalia ka qenë me Medën, tash nuk ësht më, ka humbur milionat. Është si bixhoz këtu”

Zgjedhjet për të parin e FFK do të mbahen në muajin korrik. Këtë pozitë aktualisht e mban Agim Ademi, i cili e ka zëvendësuar Fadil Vokrrin pasi kishte ndërruar jetë më 9 qershor të vitit 2018.

/Insporti.com

-->