Presidenti i Bayernit nderohet me fanellën e Kosovës

Futboll 23 Shkurt 2019 19:09

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj, sot, e ka ndjekur nga afër në “Allianz Arena” ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Hertha Berlinit, me ftesë të presidentit të FC Bayern Munichut, Uli Hoenes, njofton FFK, transmeton Insporti.

Me këtë rast, ambasadori Cufaj, ia ka përcjellë presidentit Hoenes falënderimet e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për kontributin e dhënë për Kosovën në ditët më të vështira, si dhe ia ka dhuruar në emër të presidentit Ademi dhe FFK-së, një mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës, si një personalitet i dashur dhe shumë i njohur i futbollit gjerman dhe atij botëror. /Insporti.com/

-->