Presidenti i Federatës malazeze tregon çka do të bëhet në ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja 16 Maj 2019 14:02

Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Evropianin 2020 në të cilin Mali i Zi do të mirëpresë Kosovën në Podgoricë është një ndeshje si çdo tjetër, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic.

Kosova është në grupin A të kualifikime për ‘Euro 2020’, së bashku me Malin e Zi.

Pikërisht ndaj Malit të Zi do të jetë ndeshja e radhsë e Kosovës në grup, e cila do të luhet më 7 qershor.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, foli për ndeshjen me Kosovën ku tha se ai dhe trajneri serb i kombëtares malazezeze, Ljubisa Tumbakovic do të përkujdesen që kjo ndeshje të mos ketë ndikim të veçantë ndaj të tjerave.

“Unë pres që të gjithë të sillen sikur ndaj çdo himni tjetër, nuk ka sjellje të tillë të veçantë, është një ndeshje si çdo tjetër”, tha Savicevic në Vjenë, ku ai mori pjesë në prezantimin e Malit të Zi në organizimin e një rrjeti të zhvillimit të biznesit në Evropën Juglindore.

“Do të luajmë siç dimë më së miri, të mundohemi t’i fitojmë tri pikë dhe t’i ruajmë shanset e përfundimit në pozitën e dytë në grup”, shtoi ai.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës do të zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë prapa dyerve të mbyllura sepse Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka dënuar Federatën e Malit të Zi me një ndeshje pa tifozë pas fyerjeve raciste në ballafaqimin ndaj Anglisë.

-->