Presidenti i Fenerbahces flet për mundësinë e shitjes së Muriqit

Nations League 13 Shtator 2019 16:42

Sulmuesi Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë. Lojtari i Fenerbahces po ndiqet nga Tottenhami që kishte dërguar skautë në sfidën e Kosovës kundër Anglisë.

Ai la shije të mirë, por transferimit të tij ia ka mbyllur derën presidenti i klubit turk, Ali Koç. Numri një i klubit mendon se më e mira nga Muriqi nuk ka ardhur ende.

“Ende nuk është shpalosur më e mira nga Muriqi. Unë mund ta shes për 30 milionë euro, por nuk do e bëj. Nuk e blemë për ta shitur. Ai do të luajë të paktën 2 vite me këtë klub dhe do të bëjë gjëra të mira. Muriqi po luan në një klub shumë të madh”, ka thënë presidenti i skuadrës turke.