Presidenti i Fenerbahces: Jemi duke e analizuar ofertën e Frankfurtit për Muriqin

Futboll 13 Janar 2020 08:44

Presidenti i Fenerbahce, Ali Koç është duke bërë të pa mundurën për t’i rregulluar financat e klubit turk, pasi gjendet në situatën më të vështirë ekonomike në histori, shkruan Insporti.com.

Sipas gazetës turke “Fotospor” Ali Koç është duke shikuar mundësin e shitjes së futbollistëve. Vedat Muriqi, i cili është i vetmi futbollist në ekip që mund të sjell para në arkat e klubit turk.

Gjendja e vështirë financiare e Fenerbahces ka bërë që ta pranojnë ofertën e Frankfurtit për Vedat Muriqin, gjithnjë sipas “FotoSpor”, transmeton Insporti.com.

 

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Fenerbahces, Ali Koç mbrëmë gjatë një fjalimi në “1907”. “Kemi pranuar një ofertë të mirë për një futbollist. Ne jemi duke e analizuar këtë ofertë. Nëse e pranojmë ofertën, ne mund të marrim një futbollist më pak të kushtueshëm”.

Ditëve të fundit është zbuluar se Frankfurt edhe më parë kishte dërguar ofertë për shërbimet e Muriqit. Besohet se oferta e klubit gjerman është 12 milionë euro.

Javë më parë në drejtim të klubit turk mediet turke kanë raportuar se Tottenham ka bërë ofertë për Muriqin, por që është refuzuar. Tottenham kishte ofruar 20 milionë euro për shërbimet e ish sulmuesit të KF Lirisë së Prizrenit, gjithnjë sipas medieve turke.

Sulmuesi 25 vjeçar në afatin kalimtar të verës i ishte bashkuar Fenerbahces nga Rizespori duke nënshkruar kontratë të vlefshëm deri më 2023.

Muriqi ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje për Fenerbahçen.

Fenerbahçe renditet në pozitën e katërt në Superligën e Turqisë me 31 pikë, gjashtë më pak se lideri Sivasspor. /Insporti.com/

-->