Presidenti i Feronikelit e zbulon buxhetin që e kishte klubi për t’u shpallur kampion

Futboll 20 Maj 2019 16:50

Presidenti i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, e ka zbuluar buxhetin që kishte klubi në sezonin ku u shpall kampion.

Skuadra nga Drenasi u shpall kampione e Superligës së Kosovës për edicionin 2018/2019, përcjell Insporti

‘Nikli’ në ndeshjen finale të sezonit e mundi Prishtinën, për ta fituar titullin e tretë në histori të klubit.

E për këtë sukses, presidenti i klubit, Naser Ramaj tha se është i kënaqur dhe zbuloi shifrat e buxhetit si dhe premia që morën lojtarët.

“Sigurisht se jemi të kënaqur, sukseset nuk kanë munguar përgjithsësisht te i gjithë klubi, mendoj se ekipi e ka merituar, kemi pasur ekip shumë më të mirë këtë sezon”, tha Ramaj pas ndeshjes.

“Planifikojmë që do të ketë përmirësime për kualifikime, por ekipin bazë veç e kemi të kompletuar”, shtoi ai.

“Janë diku 1 milion e gjysmë (euro) buxhet për klubin. Premia për këtë ndeshje e kapi shifrën diku rreth 200 mijë euro”, zbuloi Ramaj. /Insporti.com/