Presidenti i FFK-së takohet me mysafirë nga Gjermania

Futboll 06 Gusht 2018 13:23

Në selinë e  FFK-së, presidenti  Agim Ademi, priti sot drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani (FFSHGJ) përkatësisht nënkryetarin Enver Muzliukaj që po shoqërohej nga Mustafë Bellaina dhe Safet Muzliukaj, njofton FFK, përcjell Insporti.

Presidenti Ademi u dëshirojë mirëseardhje duke thënë: ”Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe FFSHGJ-së gjithmonë ka qenë në nivelin e duhur e ndërvëllazëror që ka reflektuar edhe me bashkërenditjen e aktiviteteve të shumta sikur që tashmë është tradicionale zhvillimi i ndeshjes revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së klubeve shqiptare në Gjermani dhe shumë aktivitete tjera. Unë besoj dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më tej gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndërmjet dy institucioneve”.

Ndërkaq, nënkryetari i FFSHGJ-s z. Enver Muzliukaj, në emër të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani ka uruar presidentin Ademi për marrjen e postit të presidentit duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë  edhe më tutje.

Muzliukaj ka thënë se FFK-ja gjithmonë ishte krah i fortë i  joni sikur që edhe ne jemi përpjekur të japim kontributin tonë. /Insporti.com/

 

-->