Presidenti i Gjilanit: Urime edhe Agim Ademit, Agim Hasanit dhe gjyqtarëve servilë

Futboll 23 Korrik 2020 01:23

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka nuk ka arritur të përmbahet një koment që ka bërë në profilin e Ismet Munishit në rrjetin social Facebook, raporton Insporti.com.

Zuka, i cili nuk njihet për deklaratë apo komente të tilla, sot ka shprehur mllefin e tij ndaj krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe shefit të gjyqtarëve, Përparim Hasanin.

Numri një i klubit gjilanas ka ironizuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, duke shkruar se nuk mundet të mos uroj edhe atë për shpalljen e Dritës kampion.

Sipas Zukës, bashkëpunëtorë të Ademit janë edhe Agim Hasani (drejtor i Flamurtarit) dhe vëllai i tij, ish gjyqtar tani shef i tyre, Përparim Hasani.

“Faleminderit Ismet Munishi, Arsim Kabashi e FC Ballkani për korrektësi në fusë. Urime DRITA kampion. Nuk mund të mos uroj edhe Federatën në krye me Agim Ademin me bashkëpuntorët e tij z. Agim Hasani i cili kujdeset për mbarëvajtjen e kampionatit me vëllain e tij Përparim Hasani e me këlyshët e vet siç janë referët servilë”.

Po ashtu, Zuka ka shtuar se nuk bën pazare dhe se fundi do të jetë shumë i tmerrshëm për personat që “i duan”.

“Florim Zuka nuk harron, nuk bën pazare e as matematika pasi që nuk isha i mirë gjatë shkollimit në atë lëndë. Fillojmë tash të nderuar fundi do të jetë i tmerrshëm për shumë njerëz që na “duan”.

Ky koment i tij është në bërë një shkrim të trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi i cili ka ka uruar Dritën për titullin.

Në javët e fundit është diskutuar mjaft shumë për fitoret e Dritës ndaj klubeve të renditura në pjesën e poshtme të tabelës, madje ato ndeshje janë quajtuar “miqësore”.

Munishi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook duke ironizuar me klubin e Dritës, se titullin nuk e kanë fituar në fushë por duke bërë matematikë “urime diplomimi në shkencat matematikore”.

“Nga njeriu i madh mësoni edhe kur ai hesht. Masi po doni mund edhe tëflasë. Urime diplomimi në shkencat matematikore, vetëm në këtë menyrë mund të ju uroj titullin. Kampion nuk është ai që fiton gjithqysh. Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë. E falënderoj Florim Zukën për mikpritje klubin Sc Gjilani për lojën fer dhe korrekte. Sot bëmë një lojë fantastke. Edhe pse jemi rival do t’i çmoj gjithmonë vlerat tuaja burrërore dhe kontributin tuaj në futbollin kosovar”.

Pas përfundimit të ndeshjes, edhe trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani deklaroi se disa klube kanë fituar ndeshje jashtë fushës, ndërsa skuadra e tij dhe Ballkani kanë zhvilluar futboll vetëm brenda fushës.

Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit përfundoi me rezultat baras me rezultat 2:2.

Me këtë rezultat, rivali i tyre i përbetuar Drita u shpallë kampion edhe matematikisht një xhiro para se të përfundojë kampionati.

Në xhiron e fundit, Gjilani do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës.

Gjilani renditet në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Ballkani në pozitën e tretë me 64 pikë.

Drita renditet në vendin e parë me 68 pikë, duke fituar titullin e kampionit për herë dytë brenda tre vjetëve. /Insporti.com/

-->