Presidenti i KF Arbërisë e konfirmon transferimin e Rusit

Futboll 05 Gusht 2020 19:05

KF Arbëria ka siguruar shërbimet e futbollistit Gëzim Rusi.

Rusi ka arritur marrëveshje me KF Arbërinë dhe sipas presidentit Krasniqi zyrtarizimi i tij do të bëhët në orët e mbrëmjës apo të enjten (nesër).

“Po, kemi arritur marrëveshje me Gëzimin, ai do të jetë futbollist i Arbërisë për sezonin e ardhshëm. Ne si klub jemi duke punuar edhe në disa lëvizje në mënyrë që të krijojmë një skuadër stabile për Superligë”, deklaroi Krasniqi ekskluzivisht për Insportin.

Rusi, 25 vjeçar, sezonin që shkoi ishte pjesë e KF Trepçës ’89.

Për ish kampionin e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje në Superligë duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime.

Rusi në të kaluarën ka veshur fanellën e Ferizajt dhe Gjilanit.

Arbëria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës pas një sezoni të mirë në Ligën e Parë, ku e mbylli në vendin e dytë pas përfundimit shkaku i pandemisë.

Inkuadrimi në Superligë ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen menjëherë në punë për përforcimin e skuadrës.

Arbnor Morina me shtabin e tij teknik

Ata kanë filluar nga emërimi i trajnerit Arbnor Morina, i cili tashmë ka edhe shtabin e tij teknik me të cilët do të punojë. /Insporti.com/

-->