Presidenti i klubit argjentinas: Lautaro e ka marrë rrugën drejt Barcelonës

Futboll 25 Maj 2020 10:23

Transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Sëfundmi për këtë çështje është shprehur edhe presidenti i Racing Club, Victor Blanco njeriu i cili besoi te Lautaro kur ishte vetëm një adoleshent. Numri 1 i klubit nga Avellaneda ka interes që Martinez të transferohet te Barcelona dhe me deklaratat e tij ka trembur jo pak tifozët e Interit të cilët janë duke kryqëzuar gishtat që numri 10 të mos largohet.

“Kam ndjesinë që firma e Lautaros me Barcelonës është shumë afër, edhe pse nuk kam biseduar me të kohët e fundit. Sado që të jetë shifra që do të paguhet për të, është e mirëseardhur. E ruajtëm një përqindje të kartonit kur e shitëm tek Interi. Vendosëm bast për të ardhmen, pa e ditur nëse dhe kur do të ndodhë“, deklaron Víctor Blanco, i cili do të përfitojë disa milion nga transferimi i Lautaros në Spanjë.

-->