Presidenti i klubit kosovar nuk e harxhon asnjë qindarkë pa ‘izën’ e nënës së tij
Futboll
10 Qershor 2019
08:14

Ish-kampioni i Kosovës në futboll, Vushtrria nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.
Pas një edicioni fantastik në Ligën e Parë, Vushtrria është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
E gjithë kjo falë kontributit të presidentit të klubit, Naser Imeri.
Ndërkaq, në emisionin “N’Kosovë Show”, ka qenë i ftuar pikërisht Naser Imeri.
Më pas, në emision ka qenë e pranishme edhe nëna e tij, e cila ka zbuluar një fakt interesant për Naserin.
Ndër të tjerash, nëna e tij tha se Naseri nuk harxhon asnjë cent pa u konsultuar me të.