Presidenti i klubit kosovar ofendon rëndë Vuçiqin

Futboll 09 Korrik 2019 20:27

Presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka duket se ka kohë për të përcjellur ngjarjet politike në vend, përkundër se klubi i tij është në fazën përgatitore dhe në bisedime me futbollistë të ndryshëm për të t’u transferuar te Gjilani.

Gjatë ditës së sotme, i pari i Serbisë , Aleksandar Vuçiq kishte thënë se do të bëjë disa investime milionëshe në Kosovë.

Image

 

Megjithatë, këtë lajm nuk e ka pritur aspak mirë kryetari i Gjilanit.

Në lajmin e titulluar “Vuçiq premton investime milionëshe në Dukagjin dhe Anamoravë” ka bërë që Zuka, presidentin e Serbisë ta quajë “lopë”.

“Hahahaha çfarë lope”, ka shkruar në koment Zuka. /Insporti.com/

-->