Presidenti i klubit të fuqishëm kosovar i hyn politikës, bashkohet me këtë parti
Futboll
26 Korrik 2019
17:43

Presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka, është bërë pjesë e Partisë Nisma për Kosovën, shkruan Zëri.info.
Zuka është një ndër biznesmenët me të fuqishëm kosovarë ndërkohë që në vitet e fundit ka investuar më të madhe edhe në futboll në klubin nga Anamorava.
Gjilani nën drejtimin e tij nuk po përballet me krizë financiare, mirëpo sukseset ende janë duke munguar.
Në edicionin e fundit, ky klub i shpëtoi mbetjes në elitë vetëm përmes zonës së barazhit.
Gjilani që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani,para fillimit të kampionatit, ka bërë disa transfere tejet cilësore derisa synohen majat e futbollit në Superligën e Kosovës. /Zëri.info