Presidenti i klubit të Superliges darkoi me drejtorin e klubit të njohur italian – kjo ishte arsyeja

Futboll 01 Tetor 2019 10:37

Përkundër fillimit jo të mirë të sezonit, presidenti i KF Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi është duke punuar që të bëjë ndryshime thelbësore në ekip, shkruan Insporti.com.

Kajtazi ditë më parë ka darkuar me drejtorin sportiv të Parmës, Daniele Faggiano. Në atë takim është biseduar për mundësin e binjakzimit të skuadrave. “Kemi biseduar për mudnësin e binjakzimit në të ardhmen e afërt. Ne kemi dy futbollistë që shumë shpejte do të vëzhgohen nga skautët e klubit të Parmës”, ka thënë Kajtazi ekskluzivisht për Insportin.

 

Kajtazi ka shprehur edhe njëherë mbështetje e tij ndaj trajnerit italian, Antiono Toma dhe se ai do të ketë kohën e duhur për të punuar në klubin e Vushtrrisë. “As që e e kemi menduar shkarkimin e tij, ai është një profesisionist i vërtetë, do t’ia japim kohën e duhur. Ne do të bëjmë ndryshime tjera në klub, jemi duke shikuar për të emëruar një drejtor sportiv dhe të akademisë”, ka thënë Kajtazi.

 

Vushtrria kaloi në duart e Kajtazit pak ditë para së të niste kampionati. Ai po ashtu ka prezantuar plan-projektin për rregullimin e zhveshtoreve dhe stadiumit të “Ferki Aliu”.

Vushtrria renditet në pozitën e parafundit pas shtatë xhiro me vetëm pesë pikë të grumbulluara. Ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Dritës në Gjilan. /insporti.com/

-->