Presidenti i UEFA-s: Duam që të jenë të pranishëm në stadium, vendimi merret në këtë datë

Futboll 03 Korrik 2020 20:00

Champions League dhe Europa League do të luhen në muajin gusht. Të dyja këto kompeticone të lënë përgjysmë nga pandemia e Covid-19 janë planifikuar që të zhvillohen pas mbylljes së kampionateve.

Champions është vendosur të luhet në Portugali, ndërsa Europa League në Gjermani dhe presidenti I UEFA-s, Aleksander Ceferin është shprehur se po bëhet gjithçka që këto kompeticione të luhen me tifozë edhe pse do të jenë qeveritë vendase ato që do të thonë fjalën e fundit.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik. Ne do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje, edhe nëse është e trishtueshme ta mendosh që ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian mund të luhen në stadiume të boshatisura”, është shprehur Ceferin për EFE.

-->