Presidenti i UEFA-s jep lajmin e shumëpritur për adhuruesit e futbollit

Futboll 20 Maj 2020 11:00

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka besim se gjërat në futboll do të kthehen si më parë, madje më shpejt se shumëkush e mendon dhe e imagjinon.

“Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por jam plotësisht i sigurt se futbolli i bukur, ai i vjetri me tifozë, do të kthehet shumë shpejt”, shprehet fillimisht Ceferin për “The Guardian”.

Evropiani ishte çështja tjetër për të cilën kreu i UEFA foli:

“A do të vija bast 1 milion dollarë që Evropiani do zhvillohet në vitin 2021? Nuk e di pse mund të mos luhet. Nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë, mendoj se gjërat do të ndryshojnë më shpejt se sa e mendojnë një pjesë e madhe e njerëzve.

Situata është serioze, por infeksionet janë në rënie. Tani jemi më të kujdesshëm, pasi e njohim më mirë këtë virus. Personalisht jam optimist dhe nuk më pëlqen ky vizioni apokaliptik, që do të duhet të presim një valë të dytë, të tretë, të pestë”.

-->