Presidenti i UFC-së në karantinë, ndërsa thotë se nuk ka frikë

Sporte luftarake 25 Mars 2020 20:34

Presidenti i UFC-së, Dana White, ashtu sikurse e gjithë Amerika, ka hyrë në vetë izolim për shkak të koronavirus, që ka “pushtuar” anembanë botën. Numri 1 i arteve marciale mikse shprehet se pavarësisht kësaj ai ende po punon që ky sport të mos ndalet, por të vazhdojë përpara, duke menduar për eventin e madh UFC249.

“Po ia kaloj mirë në shtëpi me familjen dhe fëmijët e mi, duke bërë gjëra që i kishim harruar. Kështu mund të vazhdoj përje ësisht nëse duan. Gjithsesi, dal 2-3 herë në ditë nga shtëpia për të vijuar punët e mia”, tha Dana White.

“Më duket sikur po fshihem apo jam me kancer. Po fshihem sikur jam një person me rrezikshmëri të lartë për këtë virus. Mendoj se ky virus do të largohet si në rastet kur sëmuremi me grip. Nuk kam frikë, ma sillni këtu. Koronavirus, eja më merr”, u shprejh Dana White.

-->