Presidenti malazez fyhet keq për shkak të Kosovës (FOTO)

Futboll 11 Korrik 2019 20:31

Një transparent me fyerje shumë të ulëta është parë në ndeshjen Slovan – Sutjeska, e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Tifozët e skuadrës sllovake fyerjet ia kanë drejtuar presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukaonovic, për shkak se vendi i tij e ka njohur Kosovën.

Ndeshja Slovan – Sutjeska ka përfunduar me barazimin 1:1.

Kjo nuk është hera e parë që tifozë të skuadrave nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës sillen në këtë mënyrë.

-->