Preu kundërshtarin me zhiletë – dënohet rëndë lojtari turk

Futboll 08 Mars 2019 10:02

Lojtari nga Liga e Tretë e Turqisë, Mansur Calar shokoi opinionin në ndeshjen mes Amedsoor dhe Sakryaspor, pasi preu me zhiletë një futbollist kundërshtar.

Pamjet shokuese treguan Calarin, i cili mbante në dorë një zhiletë, duke prerë një lojtar kundërshtar derisa ishte me shpinë të kthyer, transmeton Insporti.

Përveç kësaj, ai raportohet se gjatë ndeshjes ai lëndoi edhe tre futbollistë tjerë, duke u shkaktuar dëmtime në fytyrë, qafë dhe shpinë.

Tani, Federata e Futbollit të Turqisë i ka shqiptuar atij dënimin më të rëndë në histori të futbollit turk.

Ai është pezulluar përjetësisht nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futboll, derisa ka marrë edhe një gjobë prej 4 mijë eurove, ndërsa klubi ka ndërprerë kontratën me të. /Insporti.com/