Prevalla 2019 – raporti me pamje

FASK 12 Maj 2019 21:50

Në Prevallë filloi kampionati i Kosovës në automobilizëm në shtigje malore dhe gara e parë nuk zhgënjeu as me pjesëmarrje të shoferëve, e as me cilësi.

Më i miri në renditjen e përgjithshme doli Bardhyl Canolli, me prototipin Radical SR8LM, kurse nëpër kalsa përkatëse, fituesit mund ti shihni në tabelën më poshtë.

Nga të gjithë shoferët, përshtypje bën koha e Blerand Hasanajt, kampion në kategorinë E1, mbi 3,000cc, i cili në dy vozitjet e ka kohën e njëjtë deri në të dhjetën e sekondës, në fakt ka vetëm 7 të qindtat e sekondës dallim ndërmjet dy vozitjeve që është dëshmi e precizitetit të madh në vozitje.

Gati e njëjta gjë vlen edhe për Leutrim Bytyqin me Peugeot 106, kurse nëse shikohen rezultatet tjera vërehet qartë diferenca midis klasave, e po ashtu edhe prezenca e disa shoferëve vetaranë si Ismail Smani e Ernest Daka, që morën pjesë në këtë garë në fillim të sezonit dhe vazhdojnë të jenë në formë.

Vozitjen e Hasanajt mund ta shihni në videon e postuar në këtë artikull, kurse në fotot e realizuara nga Armend Selimaj, shihen vetura te garave dhe disa nga shoferët që morën pjesë sot në garën që kaloi me një aksident të lehtë dhe pa problem tjera serioze.