Prezantohet selektori i Kosovës

Kombëtarja 01 Mars 2018 15:01

Federata e Futbollit të Kosovës kishte paralajmëruar se më datën 2 mars do të prezantojë selektorin e ri të kombëtares. Konfirmimi do të bëhet nesër, kur FFK-ja i ka caktuar dy aktivitete. Fillimisht në ora 11:30 është caktuar një konferencë për media, kurse në ora 17:00 FFK do të mbajë Kuvendin e Punës.

Në media më herët ishte lëshuar emri i Bernard Challandes si selektor i ardhshëm. Challandes, e nisi karrierën në ekipin e Saint-Imer, për të vazhduar më pas me La Chaux, Yverdon Sports, Young Boys, Servette, Kombëtarja e Zvicërs U21, Zurich, Sion, Xamax, Thun dhe Armenia.

Së fundmi, Challandes ishte agjent (scout) te kampioni zviceran Basel.

Kujtojmë se Kosova do të niset më 20 mars për në Francë, ku do t’i luaj dy miqësore, me Madagaskarin dhe Bukrina Fason. Këto dy lojë do të jenë testi i parë i trajnerit të ri para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në mars dhe kreu i FFK-së Fadil Vokrri ka bërë të ditur se Kosovës në këto ndeshje do ti prijë përzgjedhësi i ri duke mos dhënë emrin e tij.