Prezantuesi e humb bastin – Shikoni si paraqitet në punë (Foto)

Futboll 03 Korrik 2018 10:19

Prezantuesi i një emisioni sportiv në Rusi, para ndeshjes së 1/8-ës së finales në mes Rusisë dhe Spanjës, kishte vënë bast se kombëtarja e Rusisë do të mposhtej nga “Furia e Kuqe” dhe kështu do të eliminohej nga Kupa e Botës.

Mirëpo, rusët befasuan dhe e mposhtën Spanjën, duke avancuar në çerekfinale dhe spanjollet i bënë gati valixhet për në shtëpi.

Prezantuesi sportiv, Aleksandr Sofronov, i emisionit “Sport FM” kishte thënë se në rast se Rusia kalon tutje, ai do të paraqitej në punë me fustan dhe do të futej në transmetim po ashtu.

E pas ndeshjes Rusi – Spanjë, kolegët e tij me padurim po e prisnin ditën e nesërme, për ta parë Sofronov me fustan, çka edhe ndodhi. /Insporti.com

-->